Reparti “horror” në QKUK, këtu ushqehen mirëmbajtësit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reparti “horror” në QKUK, këtu ushqehen mirëmbajtësit

    Insajderi
    13 October 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shpeshta janë rastet kur menaxherët e klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërlidhin ofrimin e disa shërbimeve shëndetësore me mungesë të hapësirave brenda klinikave. Megjithatë ka hapësira të cilat janë lënë në harresë e gjendja e tyre është shëndrruar në pamje “horror”.

    E tillë është Klinika Interne, më saktësisht kati i fundit në këtë klinik.

    Shtretër, dyshekë, karriga, tavolina e pajisje të tjera “të panevojshme”  janë të vendosura në këtë pjesë të klinikës, që në shikim të parë të jepin ndjesin e një vendi të braktisur.

    Klinika Interne Foto: Gazeta Shneta

    Ndonëse kjo hapësirë është në këtë gjendje e papastërtia është në nivel të lartë, mirëmbajtësit në këtë klinikë ushqehen për çdo ditë në njërën nga qoshet e kësaj hapësire, pasi që nuk ka vend tjetër për ta brenda klinikës.

    “Bukën e kemi hëngër shkallëve ose kudo tjetër që kemi mundur. Nuk kemi asnjë hapësirë tjetër në këtë klinik as për ushqim as për vesh- mbathjet tona”- thotë njëri nga mirëmbajtësit i cili dëshiroi të mbesë anonim ndërsa shprehet i lumtur që tashmë i kanë lejuar të përdorin këtë hapësirë.

    Sipas Ligjit  NR. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 5, pika 1 thotë se punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetëshme në të gjitha aspektet e punës ndërsa pika 4 thotë se punëdhënësi është i detyruar të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë në marrjen e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë për të gjithë të punësuarit.

    Rolë të rëndësishëm në spitale dhe klinika luajn mirëmbajtësit pasi që ata përkujdesën për pastërtin në secilin repartë. Mirëmbajtësit në Interno përkujdesen për hapësirat e pesë klinikave- të cilat gjenden brenda objektit.

    Klinika Interne Foto: Gazeta Shneta
    Klinika Interne Foto: Gazeta Shneta
    Klinika Interne Foto: Gazeta Shneta

    Në anën tjetër, Gazeta Shneta ka kërkuar sqarim nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar pse kjo hapësirë në këtë klinik nuk shfrytëzohet dhe pse nuk ka arritur të siguroj vend për mirëmbajtësit e klinikës, por të njejtit nuk janë përgjigjur pyetjeve. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark