
Organizata Reporterët pa Kufij ka dënuar nëpërmjet një komunikate sulmin me granatë dore ndaj televizionit publik të Kosovës, duke u bërë thirrje autoriteteve për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
“Ne fuqimisht dënojmë këtë sulm ndaj transmetuesit publik që garanton lirinë e shprehjes dhe i bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar që ata që janë përgjegjës për këtë akt të frikësimit të sillen para drejtësisë”, citohet të ketë thënë Puauline Ades-Mevel, kryetarja e Reporterëve pa Kufij.
Në komunikatë sqarohet se një oborrin e selisë së RTK-së, natën e së hënës është hedhur një granatë dore, në kohë kur disa punëtorë ishin ende të pranishëm në objekt. Shpërthimi dëmtoi antenat e saj por nuk shkaktoi viktima.
Arsyeja për tensionim të situatës ka ardhur shkaku i demarkacionit me Malin e Zi, që u bë temë e nxehta që nga vjeshta e vitit 2015, dhe pritet të votohet në Parlamentin e Kosovës me 1 shtator./Insajderi.com