“Republika e parë”, rrëfimi i Mero Bazes për librin e tij: Ja si ishte Ibrahim Rugova - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    “Republika e parë”, rrëfimi i Mero Bazes për librin e tij: Ja si ishte Ibrahim Rugova

    Insajderi
    18 November 2022 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ‘Republika e parë’, është një përpjekje e analistit Mero Bazë për të shkruar historinë politike të Kosovës përgjatë viteve 1989-1999. Mero Bazë në një rrëfim në ‘Real Story” ka rrëfyer gjithçka, që nga momenti i parë i shkrimit të librit, pse kjo lidhje e fortë me Kosovën dhe disa pika të rëndësishme të historisë së shtetit, të anë të dokumenteve. Ai ka treguar edhe për atë që shumë kush është përceptuar si ngrirje e marrëdhënieve Shqipëri Kosovë aso kohe dhe marrëdhëniet mes 2 vendeve sot. 


    Pse kjo lidhje e fortë me Kosovën?
    -Profesioni i gazetarit më ka lidhur me Kosovën se kam punuar me shtypin e Kosovës dhe për këtë e kam njohur, kam bashkëpunuar me disa gazeta të tjera dhe ka qenë një objekt i përditshëm i punës sime. Ajo që më na nxitur është fakti se mungon historia e shkruar të 1988-89, doja të bëja një pasqyrë të plotë të atij 10 vjeçari që është një aksion i rëndësishëm që përfundoi me sukses, një ëndërr që u realizuar, nisur nga një utopi dhe një larpamësi e lidershipit që morën vendime dramatike, por me një vetëbesim të thellë që do ia dilnin. Ajo që më ka bërë përshtypje, çdo gjë që lexoja në dokumente, të qeverisë në sherret e LDK në raportet Presidencë-Kryeministri, vetëm një gjë ishte interesante, të gjithë shiteshin sikur shtetin e kishin, vetëdija shtetërore e tyre ishte shumë e fortë, askush nga ata nuk e vinte në dyshim projektin, dukej sikur e kishin bërë shtetin e tyre dhe merreshin me problem të tjera, i ka mbajtur në këmbë besimi, askush nuk i garantoi dhe perëndimi i ka parë si me bezdi, dhe Shqipëria i ka ndihmuar, por më shumë nga pikëpamja ligjistike, ato ishin të bindur që shtetin e kanë bërë.

    Libri ka dëshmi dhe dosje të grumbulluar nga kryeministri i parë Bujar Bukoshi, interesant përshkrimi i takimit të me Rugovën
    -Ata kishin një background politik, është interesante dhe ndryshoi historinë e Kosovë është qëndrimi i Rugovës. Në mars të 89 kur ata hoqën pak atë autonomi që kishte Kosova, Rugova ka një intervistë të jashtëzakonshme ku e pyesin gazetarët po “ca do bëni tani”, dhe ai përgjigjet “nëse ata na gënjyen, na heqin pavarësinë, ne do sillemi si shtet demokratik dhe do krijojmë një shoqëri tonën”. Dhe i thotë gazetarja “kush ju merr në konsideratë” dhe ai thotë Bahkimi Sovjetik e mbajti Afganistanin, por në fund ikën. Ai ndryshoi qasjen e Serbisë në Kosovë, se bëri aleat me perëndimin, hapi dyer e tij.

    E quan Rugovën, lider që nuk i ngjante kosovarëve
    -Suksesi politik i dhjetëvjecarit, ishte përfaqësimi politik, organizimi politik, krijuan në përfaqësim politik bëhen zgjedhjet e para, krijon suazën dhe nga maji i 1992-1999, është e qartë që Perëndimi njeh përfaqësinë e Kosovë, nuk e njihte shtetin, por njihte Rugovën dhe Bukoshin. Janë pritur në shtëpinë e Bardhë, nëse ky nuk do të ndodhte, mund të ishte në dorë të kukullave të Serbisë, ata i zhdukën.

    Ai momenti kur i thotë Bukoshit “e pranove që do jesh kryeministër, do ikësh jashtë shtetit”, tregon profilin e tij ndonjëherë të pakuptueshme për Shqipërinë
    -Tregon besimin te projekti, që e kanë bërë shtetin tonë.

    Një pikë e errët, e diskutueshme, takimi me Milloshevic…
    -Ai ka 2 takime me të dhe një në distancë, 3. Që ishte marrëveshja për arsimin, ishte një artificë politike. Takimi i dytë është i majit 1998 kur i dërguari special i SHBA në Ballkan, e pa që nuk çante dot dhe i tha Rugovës a shkojmë në 15 maj dhe takojmë Milloshevicin në Beograd, dhe ai i tha “mirë shkojmë, në fund i tha do takojmë presidentin e Cliton”. E morëm Rugovën e çojmë në Beograd dhe nuk ndodhi asgjë, me datë 29 Rugova shkoi në Shtëpinë e Bardhë, kanë qenë takime në paqe. Vendimi i Rugovës për të shkuar në Prishtinë pas Rambujesë ishte shumë i fortë që bazohet të identiteti i tij politik që do qëndroj këtu me popullin e vendit tim, ditën e 3-të i hynë në shtëpi. I vranë shoferin jashtë dhe pavarësisht që ne mendojmë se ka shkuar 1 herë në Beograd, ai ka shkuar 10 herë, e merrnin dhe e shëtisnin. Pasi kishte bërë nja 5-6 lëvizje duhet ta merrnim në intervistë dhe po e dëgjonim lidhjen direkte, dhe doli oficeri i Rugovës që nuk kishte fuqi të na e jepte atë në telefon,  ishte sinjal që ishte peng, ajo është një histori që Rugovën e nderon në rezistencën psikologjike. Ka pasur sjellje të padenja, sidomos nga Shqipëria.

    Pati një raport të ngrirë me Shqipërinë…
    -Nuk është shkruar për të shumë. Ai ka qenë i hapur me Ramiz Alinë dhe kishte një lloj simpatike që Ramiz Alia ka dhënë në hapat e parë të Kosovës. Puna ishte që lidhjen më të fortë e krijoi me qeverinë e Berishës sepse ideali i vet ishte demokracia, përveç periudhën 92-95, kur marrëdhëniet me SHBA u ftohën, SHBA filluan ta ndajnë Rugovën nga Shqipëria, të izolojnë ndikimin e Shqipërisë në Kosovë

    Ca ndryshoi?
    -Kuptoi që Shqipëria për shkak të defekteve të demokracisë, menduan se do përdornin Kosovën, takimi i Berishën me Cliton, i shpejtojnë defektet e Shqipërisë me Demokracisë . Berisha i thotë që ata në Kosovë kanë kërkesa të larta, prandaj duhet t’i jepni autonominë. Është dokument zyrtar, Berisha i thotë Cliton, që nuk po i hap telashe Kosovës. E përdori Kosovën, si çështje për demokracinë, kur e pa që nuk u tolerua, kërkoi të ndryshonte lidershipin në Kosovë, thirri Demaçin, Rugova i bëri një rezistencë mospërfillëse dhe i vazhdoi raportet vetëm me SHBA. Ka pasur pas 95 dhe me parti të tjera shqiptare i ka takuar të gjithë.

    Në 1999, ishte shumë i bindur që do paraqitej në botë si përfaqësues i një shoqërie të pavarur nga Shqipëria, nuk do donte që të ishte shtojcë e Shqipërisë. Kur mbaroi konferenca e Rambojesë, seanca e fundit, entuziazmi i politikanëve të shqiptar ishte entuziast, ambasada shqiptare shtoi në darkë, i ftuan ata në ambasadë, dhe Rugova nuk e donte këtë. Kur u krijua momenti i fundit që e ftonin dhe s’po vinte, më thanë mua “thuaji ti”. “Unë i thashë kryetar ka darkë”, më tha “le të gëzojnë ata”.

    Tani po përballen me një gjyq të padrejtë në Hagë, por në Kosovë problemet vazhdojnë dhe kjo simbolikë për të ruajtur identitetin e Kosovës, ruan dhe Kombin, sot kjo simbolikë po keqpërdoret
    -Në Kosovë nuk ka Rugovë dhe po flasin për një rugovizëm, po përpiqen që të përfitojnë nga ai. Ajo që do thoja unë, ka një ngërç në raportet  mes Kosovës dhe Shqipërisë. Duan ta përdorin raportin me Shqipërinë për betejë politike në Kosovë dhe kanë krijuar një helm të padobishëm. Albin Kurti është një politikan që e nxiti, por Vjosa Osmani është simbol i një dashakeqësie në raport me Shqipërinë, që do e dëmtojë atë më shumë.

    Unë e kisha menduar të kundërtën, Kurti me ambicie të larta politike e kisha parë atë si rrezik, por kam frikë që problemi qëndron te Osmani
    -Kur Kurti mori pushtetin u kthye në një politikan me qëndrim të egër ndaj Shqipërisë. Në 2018 ka marrë pjesë në protestë, nga inati pse Rama ka bërë 2 ministra nga Kosova. Nuk i bën dëm qeverisë.

    Ka një gjë në retorikën e Kurtit, nuk kam parë ashpërsim, sa kam parë te Osmani ndaj Shqipërisë
    -Vjosa Osmani është njeri pa vota, s’merr as 2% të atyre që ka marrë më parë. Albin Kurti e ka tradhtuar ideologjinë e saj. Shqipëria është indiference ndaj Kosovës, nuk duhet të helmojë klimën në Kosovë, Kurti do jetë i rëndësishëm në Kosovë dhe nuk i falet.

    Sot Rama është në Beograd, në vizitën e tij të radhës, në kuadër të normalizimit të 2 kombeve ulja e klimës së tensioneve është e mirë, por a mos vallë Rama po bën gabim ndaj Kosovës?
    -Berisha e ka njohur Kosovën më mirë se Rama. Rama ka pasur një boshllëk kulturor dhe politik për Kosova dhe ka qenë një defekt për një kohë të gjatë që tashmë është rregulluar. Nuk po bën ndonjë gabim se nuk po nxit urrejtje ndaj Kosovës. Nuk ka bërë asnjë dëm ndaj Kosovë, akuzat për raportet me Vucic janë më tepër marrëdhënie personale se mes 2 shteteve, Ballkani i hapur nuk është asgjë, është retorikë politike. Vucic mendoi që makthin kryesor është që mos të bëhet Ballkan i Hapur se të fituarit e mëdhenj do jenë Shqipëria e Kosova. Po realizuam që këto shtet të funksionojnë perfekt me treg të hapur, funksionojnë si Europian, dinakëria është që thotë atë që shpreson të mo ndodhë kurrë, këtej flet për Ballkan i Hapur, këtej flet për targa. Ata e dinë që nuk bëhet Ballkani i Hapur, është retorikë që ndihmon Procesin e Berlinit.

    Situata është rënduar në Kosovë për shkak të asaj që bëri Rugova dhe qeveria e tij Bukoshi në 1989-1990…
    -Ngjan, por nuk është e njëjtë. Ata në 1989 morën përfaqësim politik, ajo që ndodh në veri të Kosovës është një shantazh i Beogradit ndaj qeverisë së Kosovës që buron nga mungesa e fleksibilitetit, Serbia mezi kërkon të gjejë shkak nëse BE do qëndrojë me të apo me Kosovën. Kosova shtet i krijuar nga Perëndimi, do t’i marrë Perëndimin Kosovës.

    A është në rrezik raporti natyral i Kosovës me Perëndimin, për shkak të qëndrime?
    Jo janë në rrezik marrëdhëniet e qeverisë me Perëndimit, por jo shteti i Kosovës


      OP-ED
      Nga Rubrika
      Op-Ed
      16 December 2024
      x

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark