Republika Sërpska shpall ditë zie pas sulmit terrorist në Moskë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Republika Sërpska shpall ditë zie pas sulmit terrorist në Moskë

    Insajderi
    23 March 2024 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e nesërme do të jetë ditë zi në Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të sulmit terrorist në Moskë të Rusisë.

    “Nesër do të jetë ditë zie në Republikën Sërpska. Në këtë mënyrë, ne duam të nderojmë njerëzit e pafajshëm që u vranë në sulmin terrorist në Moskë dhe të solidarizohen me popullin mik të Rusisë” – ka njoftuar Presidenti i këtij etniteti, Millorad Dodik, përmes rrjetit social X.

    Së paku 133 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, mbrëmë (22.03.2024). Grupi i Shtetit Islamik ka thënë se qëndron mbrapa këtij sulmi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark