“Reputacion të shquar, profesional, i respektueshëm”- Si e shkarkoi LDK kryesuesin që dikur e lartësonte – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Reputacion të shquar, profesional, i respektueshëm”- Si e shkarkoi LDK kryesuesin që dikur e lartësonte

    Insajderi
    27 June 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një votimi të fshehtë, asamblesitët e Kuvendit Komunal të Prishtinës e kanë shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit. Për shkarkimin e tij votuan 27 këshilltarë komunal. Një votoi kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Rreth tri javë më parë, Kupina kishte dhënë dorëheqje nga LDK.

    Më 8 qershor Fehmi Kupina dha dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këtë njoftim ai e bëri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

    Pasi u deklarua si kryesues i pavarur, Kupina tha se do ta ushtroj këtë pozitë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës. Ai theksoi se nuk do t’i përkas asnjë parite apo grupi.

    “Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, tha Kupina.

    Pavarësimi i Kupinës nuk i pëlqeu koalicionit LDK-PDK të cilët sot morën vendim ta shkarkojnë, shkruan Insajderi.

    Kupina e shkarkua me 26 vota, një votë më shumë sesa që ishte zgjedhur.

    Më 5 janar të këtij viti, ai mori 25 vota pro për kryesues të Kuvendit Komunal me rundin e tretë pasi në dy rundet e para nuk i mjaftuan votat.

    Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Lidhja Demokratike thurte një mori lavdesh për Kupinën.

    Nga kjo parti thonin se ai është zgjedhje e duhur për asamble pasi reputacioni i tij i shquar i bën zgjedhjet edhe më të veçanta.

    “Njëri ndër kandidatet më të shquar është edhe kandidati Fehmi Kupina i cili është pjesë  e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është pjesë e këtij subjekti që nga themelimi i saj. Kandidatura e tij për asamble është mirëpritur kudo në komunën e Prishtinës. Numri 23 i kësaj liste, ekonomisti Fehmi Kupina shquhet si njeri punëtor, profesional, bashkëpunues në çdo detyrë e përgjegjësi që merr përsipër. Kupina gëzon një respekt nga të gjithë si një person me vlera të larta njerëzore. Për vlerat të cilat ai posedon, Kupina gëzon respektin e bashkëvendësve të tij në Prishtinë”, thuhej në faqen zyrtare të LDK’së ku prezantohej tashmë i shkarkuari Kupina. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark