“Rëra e nxehtë shkrin celulitin”, Ylli Merja jep lajmin e mirë për gratë – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    “Rëra e nxehtë shkrin celulitin”, Ylli Merja jep lajmin e mirë për gratë

    Insajderi
    25 July 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjeku alternativ, Ylli Merja, foli sot në Euronews Albania për benefitet që sjell plazhi për zhdukjen e celulitit.

    Sipas tij, rëra e nxehtë dhe uji i ftohtë, të tilla ndryshime që pëson trupi i njeriut ndihmojnë për të pasur një lëkurë më të tonifikuar.

    “Unë i këshilloj njerëzit që në këtë periudhë, me një çadër, nga ora 13:00 deri në 13:30-14:00 kur ajo rëra është zjarr e ndezur, ju bën shumë mirë të ecni zbathur në rërë. Për shembull, mund të ecni 100 metra, digjesh fort nga këmbët, të përvëlohen, por futu në det, freskoji, dil prapë në rërën e nxehtë dhe ec. Këtë ecje duhet ta bëjnë të gjithë ata njerëz që kanë rrjedhje të kriprave të kockave. Shikojmë plot njerëz që shkojnë ditën e parë të plazhit me celulit, me muskuj të fryrë, me këmbë të ënjtura dhe ikin në fundin e tij, pas 4-5 ditësh me muskujt fin, këmbët e holla, me një lëkurë të sheshtë, të ngjeshur,” u shpreh Merja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark