Reshje shiu e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe fundjavë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reshje shiu e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

    Insajderi
    02 September 2022 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë vikendit në vend.

    Përgjatë fundjavës paraqiten kushte relativisht më stabile, me vransira dhe intervale më të gjata me diell ditën e diel.  Pasdite vonë të dielen, mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebeshit me bubullima përreth viseve malore në veri të vendit.

    Rrebeshe e bubullima paraqiten sërish pasdite ditën e hënë.

    Indeksi i cilësisë së ajrit mund të shkojë edhe në vlera mesatare të ndotjes, me rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, por edhe ozonit sipërfaqësor orëve të pasdites ditën e enjte. Nga e premta me qarkullim më të mirë ajror dhe të reshura, ndotësit ajror edhe shpërndahen e indeksi do të jetë në vlera

    2.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.  Pasdite, vende-vende reshjet do të  shoqërohen edhe me bubullimë.

    3.09 – Pjesërisht vranët, më ngrohtë. 

    4.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite vonë dhe mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore.

    5.09 – Fillimisht kryesisht me diell.  Pasdite më vonë mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

    Temperaturat mjaft të luhatshme në ditët vijuese, maksimalet zbresin edhe deri në 21C ditën e premte, por në fundjavë shënojnë rritje deri në 28C. Ndërsa, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes gradule edhe mbi vlera mesatare.

    May be an image of text that says 'Enj, .09 Pre, Pre,2.09 2.09 Sht, 3.09 Die, 4.09 27° 15° Hën, 5.09 21° 25° 15° 10 28° 5 Era: 3-6m/s Shtypja: 10 2mb Lageshtia: 52% UVI: 5 26° 16° 5 Era: 5-10m/s Shtypja: 101 5mb Lageshtia: 77% UVI: 2 Era: 2-5m/s Shtypja: 8mb Lageshtia: 51 % UVI: 5 AQI PM2.5 0/20 Era: 2-5m/s Shtypja: 1020mb Lageshtia: 36% UVI: AQI PM2.5 5/20 Era: 9m/s Shtypja: 101 9mb Lageshtia: 56% UVI: AQI PM2.5 5/15 Parashikimi mè:31.08.2022 8.2022 31 Prishtina Weather'


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark