'Reshje të pakta dëbore', parashikimi i motit për ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Reshje të pakta dëbore’, parashikimi i motit për ditët në vijim

    Insajderi
    13 February 2025 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot kryesisht me vransira parashihet ditën e premtë.  Nuk mungojnë intervale me diell.  Të reshura shiu përfshinë pjesë perëndimore të vendit gjatë ditës, e më vonë pritet të shtrihen dhe në pjesë tjera.  Në zona malore reshje dëbore. 

    Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale ditën në rritje, shkojnë deri në 10C e 12C.  Frynë erë jugore e juglindore, mesatare 4-9m/s.

    Të shtunën temperaturat pësojnë rënie gjatë ditës në 4C e 0C deri në mbrëmje.  Paraqiten mundësi për të reshura, që deri në mbrëmje shndërrohen dhe në reshje të pakta dëbore.  Ditën e diel do të ketë intervale me diell, pro mbetet ftohtë. 

    Të hënën më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë, ende ftohtë, maksimalet pranë 0C, e nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të dobëta dëbore.  Nga dita e shtunë frynë erëra më të theksuara nga veriu e verilindja me hove deri në 10m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark