Reshjet e borës “paralizojnë” qytezën në Shqipëri, nënkryebashkiaku: Situatë e jashtëzakonshme, radhë kilometrike të veturave të bllokuara – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshjet e borës “paralizojnë” qytezën në Shqipëri, nënkryebashkiaku: Situatë e jashtëzakonshme, radhë kilometrike të veturave të bllokuara

    Insajderi
    20 January 2024 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fushë Arrëzi  në Shqipëri ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës alarmante në të cilën ndodhet prej motit të keq.

    Përmes një video-mesazhi, nënkryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Mikel Qafa reshjet e borës kanë arritur deri mbi një metër lartësi dhe zona ka thuajse dy ditë pa energji elektrike.

    Sipas Qafës, pavarësisht se janë marrë masa dhe po bëhet maksimumi, situata është tepër e vështirë për shkak të motit të keq.

    “Jemi në aksin Fushë Arrëz e Madhe, jemi në një situatë alarmante. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse reshjet e borës janë deri mbi një metër lartësi dhe kemi thuajse dy ditë pa energji elektrike. Po presim të riparohet por vështirë. Me mjetet që ka në dispozicion bashkia po përpiqemi të bëjmë maksimumin, por është shumë e vështirë sepse kemi nevojë për mjete më të mëdha dhe më të mira. Të shpresojmë për më mirë.

    Përpos reshjeve të dëborës kemi edhe erëra të forta që po fryjnë nga veriu kryesisht, kemi makina të bllokuara për disa kilometra këtu”- shprehet Qafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark