Reshjet e borës, Shqipëria pezullon mësimin në 77 shkolla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Reshjet e borës, Shqipëria pezullon mësimin në 77 shkolla

    Insajderi
    13 January 2025 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë ka njoftuar se për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga moti i ligë, rekomandimeve të autoriteteve për emergjencat civile, si dhe raporteve nga zyrat vendore arsimore sot do të pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla dhe degët e tyre vartëse.

    Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e mësimit.


    Situata paraqet probleme të veçanta në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës dhe të tjera. Procesi mësimor në këto shkolla do të pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do të zëvendësohet në javët në viji

    Ky vendim është marrë për të siguruar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të tjera, nëse do të vlerësohet e nevojshme, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Ne mbetemi të angazhuar për garantimin e sigurisë së nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor. Për çdo ndryshim në situatë, do të informojmë publikun.

    Ftojmë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark