Në ditën e mbajtjes së referendumit për të qëndruar apo larguar nga Bashkimi Evropian,Pjesë të qytetit të Londrës janë në kaos për shkak të reshjeve të mëdha të shiut
Në ditën kur britanikët do t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur nëse do të qëndrojnë në Bashkimin Evropian apo jo, pjesë të Londrës janë në kaos për shkak të shirave të mëdha që kanë rënë.
Siç njofton Evening Standard, vetëm gjatë orëve të fundit ka pasur reshje shiu sa për një muaj.
Shërbimet emergjente kanë raportuar se shumë njerëz kanë kërkuar ndihmë ndërsa ka rrugë që janë bllokuar tërësisht nga vërshimet.
Kjo mund të ndikojë edhe në daljen e qytetarëve në referendumin e sotëm, që ka filluar në orët e para të mëngjesit.