Policia e Kosovës ka njoftuar se, janë raportuar të kenë ndodhur edhe aksidente në rrugët e vendit, përfshirë aksidente në autostradë.
Policia ka apeluar që të rritet vigjilenca dhe kujdesi i pjesëmarrësve në trafik.
“Njësitet policore janë në teren të mobilizuara për të shtuar sigurinë në trafik dhe po trajtojnë aksidentet që kanë ndodhur. Me qëllim që të rritet vigjilenca dhe kujdesi, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të përqendruar në ngasje dhe t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugëve”, thuhet në njoftimin e PK.
Gjatë ditës ka pasur të reshura të mëdha duke u vështirësuar edhe komunikacioni.