Reshjet e shiut rrezikojnë shembjen e ndërtesave të reja në lagjen Mati 1 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshjet e shiut rrezikojnë shembjen e ndërtesave të reja në lagjen Mati 1

    Insajderi
    27 July 2016 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një komunikate të lëshuar nga Këshillit të Lagjes MAT1 në kryeqytet, banesat e reja të kompanisë “NTP Tregtia”  janë në gjendje të mjerueshme.

    “Reshjet e shumta gjatë natës së mbrëmshme, për banorët e lagjes Mati 1 tek banesat e ndërtuara nga ‘NTP Tregtia’, ishte e kobshme”, thuhet në komunikatë.

    1shi

    Kompleksi Mati 1 Tregtia me leje ndërtimi nr. 01-350-26268/1, përmban afro 600 banesa të ndërtuara në dy faza të ndara. Ne fazën e parë janë ndërtuar 450 banesa dhe janë lëshuar për banim në muajin tetor të vitit 2012, përderisa faza e dytë është lëshuar për banim gjatë fundit të vitit të kaluar (2015).

    Themelet e ndërtesave të reja janë të mbuluara me ujë që paraqet rrezik të madh për banorët e kësaj lagje.

    4shi

    Rreziku më i madh për banorët sipas Këshillit të Lagjes, paraqitet edhe si rezultat i depërtimit të ujit jo vetëm nëpër themelet e ndërtesave si pasojë e mungesës së drenazhës, mirëpo kalon edhe nëpër muret e brendshme ndërmjet ndërtesave si dhe nëpër kabinat e ashensorëve, çka mund të jenë tragjike.

    7shi

    Banorët e kësaj lagje thonë se disa herë kanë bërë kërkesë zyrtare tek kompania ndërtuese që të bëj sanimin e kësaj gjendje, mirëpo deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.

    3shi

    “Kërkesa e njëjtë është adresuar edhe tek Komuna e Prishtinës, me ç’rast banorët kanë kërkuar përkrahje nga kjo e fundit për të ndihmuar dhe kërkuar nga kompania ndërtuese që të bëj rregullimin e drenazhës dhe të plotësoj të gjitha kërkesat tjera teknike, në pajtim me projektin për të cilën e ka marrë edhe lejen ndërtuese”, thuhet në komunikatë.

    6shi

    Sipas Këshillit të Banorëve, pavarësisht gjendjes së mjerueshme të ndërtesave, Komuna e Prishtinës vazhdon që të jap leje për kompaninë ndërtuese “NTP Tregtia” për projekte të reja, sikurse që është rasti i lagjes/projektit “Kodrina”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark