“Respekt Prindon”, “përulje për shpëtimtarët”, konsulli i Kosovës në Vjenë e tepron duke u serviluar publikisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Respekt Prindon”, “përulje për shpëtimtarët”, konsulli i Kosovës në Vjenë e tepron duke u serviluar publikisht

    Insajderi
    10 February 2022 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Isa Kosumi, konsulli i Kosovës në Vjenë, e ka mbështetur Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, në gjuhën e tij kundër mediave.

    Lexo edhe:

    Kosumi ka bërë dy komente në postimin e Sadriut, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Respekte miku im Prindon” dhe “respekt e përulje për shpëtimtarët”, janë shkrimet e Kosumit për Sadriun, duke iu serviluar publikisht.

    No description available.
    No description available.

    Kosumi ka komentuar në shkrimin e Sadriut, shkrim ky në të cilin nuk ka kërkuar falje, por ku është arsyetuar për reagimin e tij të parë, ku i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

    May be an image of text

    Për këtë cilësim të “Zotriut të Parë”, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Federata Evropiane e Gazetarëve, Bashkimi Europian, ambasadat e shteteve të ndryshme në Kosovë, dhe Eurodeputetja Viola von Cramon./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark