Janë akuzuar shpesh se nuk respektojnë kundërshtarët dhe si rrjedhoje e vërshëllimave të tyre, FSHF ka koleksionuar një listë të gjatë gjobash. Por tifozët shqiptarë kanë treguar sot se respektojnë kundërshtarët, kampionët e vërtetë të sportit të futbollit.
Shembulli më konkret është duartrokitja e gjatë që ata i dhuruan Andres Iniestas, në momentin kur ky i fundit u largua nga fusha e lojës, duke respektuar figurën e mesfushorit të Barcelonës të cilin edhe mbështetësit e Shqipërisë e ndjekin me adhurim thuajse çdo javë kur luan me klubin e tij.
[iframe id=”https://vid.me/e/QcWk?stats=1″]