Presidenca e Kosovës e ka restauruar veturën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Vetura e tipit “Chevrolet” është shpalosur e restauruar të martën në sheshin me emrin e Rugovës.
“Vetura që bëri historinë, sot dëshmon përjetësinë e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Kjo është vetura emblematike amerikane ‘Chevrolet’ në të cilën në vitin 2025, Presidenti Rugova i mbijetoi një atentati derisa po shkonte në takim me Përfaqësuesin e politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana. Kjo veturë e përdorur nga presidenti Rugova është restauruar nga Presidenca e Kosovës në funksion të ruajtjes së trashëgimisë politike e kulturore”.
“Presidenti Rugova e vazhdoi rrugën, siç vazhdoi edhe Kosova, me vizionin dhe filozofinë e tij largpamëse për shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe të integruar në institucionet euroatlantike. Kjo veturë nuk është thjesht një makinë. Ajo është histori. Është një kujtesë e gjallë se shteti ynë është ndërtuar mes sfidave të mëdha, por me vendosmërinë për të triumfuar mbi to. Historia nuk harrohet, simbolet nuk zbehen! Presidenti Rugova mbetet i pavdekshëm”, thuhet në një pllakë të vendosur pranë veturës.
Vetura e restauruar u shpalos në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës.