Retorika e ashpër e Tiranës, Shkupi thërret ambasadorin shqiptar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Retorika e ashpër e Tiranës, Shkupi thërret ambasadorin shqiptar

    Insajderi
    04 April 2017 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, mbrëmë është thirrur në bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

    Siç kumton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, thirrja e ambasadorit shqiptar vijon pas, siç thonë nga atje, “deklaratave dhe komenteve të shpeshta sulmuese nga zyrtarët e Shqipërisë drejtuar Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”.

    “Në takim është theksuar se deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dygjuhësinë dhe ndryshimin e rendit Kushtetues të Maqedonisë është ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të vendit. Etiketimi i maqedonasve si ‘sllavo-maqedonas’ është fyese dhe diskriminuese për të gjithë maqedonasit dhe qytetarët e Maqedonisë”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Në fund të njoftimit theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme apelon “që të ndalen provokimet, të respektohet sovraniteti dhe të punohet në planin e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të mirën e të gjithë rajonit”, shkruan Anadolu Agency.

    “U theksua se mesazhet e tilla janë një provokim serioz i fqinjësisë që ne duam të kultivojmë. Ata bëjnë dëme afat-gjate në marrëdhëniet në rajon, si dhe nxisin retorikë ekstremiste. Ajo që na duhet në rajon është bashkimi rreth integrimit në BE, paqes dhe përparimit ekonomik”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark