Retorika rreth “Brexit” nxiti rritjen e krimeve raciste në Britani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Retorika rreth “Brexit” nxiti rritjen e krimeve raciste në Britani

    Insajderi
    26 August 2016 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Retorika përçarëse dhe anti emigrantë e përdorur nga politikanët e Mbretërisë së Bashkuar gjatë referendumit për Brexit ndihmoi në rritjen e krimeve me sfond racist në javët para dhe pas votimit”.

    Kështu thotë një studim i OKB-së, i cili vë në dukje se edhe politikanët më të njohur të Britanisë “dështuan në dënimin” e akteve raciste dhe krijuan paragjykime gjatë fushatës së tyre.

    Të paktën 3.198 krime me sfond racist u raportuan nga data 16 deri në 30 qershor, që përbën një rritje me 42 për qind krahasuar me vitin 2015.

    Referendumi u mbajt më 23 qershor, kur britanikët votuan për të dalë nga BE-ja, ndërkohë që krimet e këtij lloji arritën pikun më 25 qershor, ditën pasi rezultati u publikua, kur u verifikuan 289 raste në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut.

    Më pas, 3.001 raste të tjera për krime me sfond racist u raportuan në polici në datat 1-14 korrik, ose mbi 200 më shumë çdo ditë.

    Qeveria britanike ka deklaruar se qasja e saj ndaj krimeve të tilla do të jetë “tolerancë zero”, duke u mbështetur në ligje të rrepta dhe efikase.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark