“Reuters” citon dy sondazhe: VV’ja ka rënë në përreth 40 për qind – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Reuters” citon dy sondazhe: VV’ja ka rënë në përreth 40 për qind

    Insajderi
    06 February 2025 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, teksa në një artikull në fokus ka dëmet financiare që kanë ardhur si pasojë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ka përmendur edhe dy sondazhe zgjedhore, të cilave iu referohet si “private”. Sipas agjencisë së lajmeve, të cilat citojnë të dhënat e sondazhit, Lëvizja Vetëvendosje ka rënë në përreth 40 për qind.

    Reuters me burime pranë një diplomati të lartë raporton se më shumë se një duzinë projekte që arrijnë të paktën 150 milionë euro kanë ngecur pas masave të BE-së. Këto përfshijnë një impiant për trajtimin e ujërave të zeza 70 milionë euro dhe një rinovim të sallës së koncerteve, përcjell Insajderi.

    Tutje, artikulli përmend dy sondazhe private, të cilat thonë se partia e Kurtit dhe partnerët e koalicionit kanë rënie në rreth 40% të votave.

    Një zëdhënës i BE-së, sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, i përshkroi masat si “të përkohshme dhe të kthyeshme”, por nuk tregoi se cilat projekte janë goditur. Ata thanë se BE-ja do t’i heqë sanksionet nëse Kosova i de-përshkallëzon tensionet në veri.

    “Veprimet e Qeverisë së Kosovës… deri më tani nuk kanë qenë të favorshme për këtë”, tha zëdhënësi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark