"Reuters" raporton për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Reuters” raporton për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    05 August 2016 - 02:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe mediet prestigjoze botërore kanë raportuar për sulmin ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndodhur të enjten në mbrëmje.

    Mes tyre, agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar për sulmin që u krye nga dy persona me një motoçikletë, njofton Insajderi.

    “Një pajisje shpërthyese është hedhur drejt ndërtesës së Kuvendit të Kosovës të enjten në mbrëmje”, shkruan Reuters, duke cituar policinë dhe duke shtuar se nuk ka të lënduar.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin, ndërsa burimet kanë bërë me dije se motoçikleta me të cilën ndodhi sulmi, është gjetur në afërsi të lagjes Velani në Prishtinë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark