Reuters shkruan për ajrin e ndotur në Kosovë dhe dëmet e tija – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reuters shkruan për ajrin e ndotur në Kosovë dhe dëmet e tija

    Insajderi
    23 January 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka shkruar për ajrin e ndotur në Kosovës, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, dhe ndikimin e tij në shëndetin e njerëzve, dhe në rrugën e integrimit evropian të shteteve.

    Artikulli në fjalë fillon me Shemsi Garën, i cili kishte punuar, në një minierë qymyri për 30-vjet. Sipas Reuters, pluhuri toksik i kishte mbuluar fytyrën dhe i ishte futur në rrugët e frymëmarrjes.

    “Jeta në shtëpi nuk ishte shumë më e mirë, termocentralet që furnizon miniera derdhnin vazhdimisht tym mbi fshatin e tij. Gara vdiq të dielën në moshën 55-vjeçare, pasi tre vjet trajtim nuk arriti të kontrollonte kancerin e tij në mushkëri. Në ditët e tij të fundit, i paaftë për të ecur, ai shtrihej në një divan në shtëpi, i rraskapitur dhe me dhimbje, ndërsa një makinë pomponte oksigjen në trupin e tij që po vdiste”, shkruan Reuters, në pjesën e parë të artikullit.

    Xhejlaneja, bashkëshortja e të ndjerit, kishte thënë se Shemsia tha sa ishte gjallë: ” Vetëm Zoti e di dhimbjen që kam”.

    Reuters shkruan se teksa pjesa më e madhe e botës po lëviz për të reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile, ndotja në vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet e lartë për shkak të ngrohjes së shtëpive, impianteve të vjetruara të qymyrit, makinave të vjetra dhe mungesës së parave për të trajtuar problemin.

    “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar të reduktojnë emetimet e karbonit, por vështirësitë ekonomike kanë ngadalësuar progresin. Kosova, një nga vendet më të varfra të Evropës, gjeneron më shumë se 90% të energjisë së saj nga qymyri. Banka Botërore vlerëson se një kalim në një ekonomi pa qymyr do të kushtojë 4.5 miliardë euro”, thuhet tutje.

    Mjeku i Garës, Haki Jashari, fajësoi për kancerin e Garës vitet e tij në minierën e qymyrit dhe termocentralet ndotëse.

    “Shkalla e kancerit është më shumë se dyfishuar në Obiliq gjatë dy viteve të fundit”, tha Jashari. Ai pret që situata do të përkeqësohet.

    Ministria e Energjisë e Kosovës i tha Reuters se ishte e angazhuar për reduktimin e emetimeve dhe po investonte në projektet e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e termocentraleve ekzistuese. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark