Revista braziliane shkruan për kreatoren Lirika Matoshi - Insajderi
×
Kulturë

Revista braziliane shkruan për kreatoren Lirika Matoshi

Insajderi
05 February 2017 - 09:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Revista e famshme “Elle” për edicionin e Brazilit, i ka kushtuar një artikull të veçantë kreatores nga Kosova, Lirika Matoshi.

“Elle” shkruan se Matoshi ka guxim të kombinojë sandalet me çorape shumëngjyrëshe, trend që po rritet me të madhe te fashionistat, shkruan KultPlus.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo publikon fotografi të çorapeve të ndryshme, të cilat i ka krijuar vetë ajo. Këto produkte ajo i shet online ndërsa siç shkruan “Elle”, çorapet me stil ajo i shet nga 400 deri në 645 dollarë.

“Çorapet kushtojnë dhe po kanë sukses në internet. Ato mund të kombinohen me çfarëdo stili. Por nëse nuk dëshironi t’i investoni në ndonjë modele, ju mund të frymëzoni dhe t’i krijoni këto çorape në shtëpi. Do të dukeshit të mrekullueshme nëpër karnavale”, shkruan Elle.

ika

kika


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark