Revista serbe kërkoi falje dhe e tërhoqi artikullin për Trumpin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Revista serbe kërkoi falje dhe e tërhoqi artikullin për Trumpin

    Insajderi
    14 October 2016 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Revista serbe, Nedeljnik, mbrëmë e ka tërhequr artikullin e saj ku thuhet se kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ka kërkuar falje për rolin e Shteteve të Bashkuara në bombardimin e ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

    Kjo revistë tha se me gjasë ishte mashtruar duke e publikuar intervistën tashmë të diskredituar, në të cilën, po ashtu, pretendohej se një zyrtar i fushatës së zotit Trump ka paraqitur përkushtim për politikë të re për Ballkanin, nëse ai zgjedhet president.

    Këtë intervistë, e cila gjërësisht ishte transmetuar në mediat amerikane, e ka përgënjeshtruar edhe fushata e Donald Trumpit, duke e cilësuar si “gënjeshtër”.

    Nedeljnik, pas disa orëve të reagimit të fushatës së kandidatit republikan, ka pranuar se me gjasë ishte mashtruar, ka kërkuar falje në editorialin në ballinën e saj dhe e ka tërhequr artikullin./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark