Revista e rëndësishme letrare dhe shkencore “Shêjzat”, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, organizon në Prishtinë, pranë ambienteve të FIN nji ditë studimi me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Gjovalin Gjadrit.
Ky aktivitet do të mbahet më 13 mars, 2024, ora 13:30, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës.
Sesioni i parë i këtij aktivitetit i kushtohet aktivitetit profesional të inxhinier Gjadrit, ndërsa sesioni i dytë mbasditor (ora 13,30-15,30) do t’i kushtojë vemendje aktivitetit të tij letrar.
Në këtë kuadër të sesionit letrar do të mbahen kumtesat e maposhtme:
𝐀𝐫𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐍𝐝𝐫𝐞𝐜𝐚
“𝐵2” 𝑑𝑟𝑎𝑚𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑛 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑒 𝐺𝑗𝑜𝑣𝑎𝑙𝑖𝑛 𝐺𝑗𝑎𝑑𝑟𝑖𝑡.
𝐀𝐥𝐛𝐮𝐥𝐞𝐧𝐚 𝐁𝐥𝐚𝐤𝐚𝐣
𝑃𝑒𝑠ℎ𝑎 𝑒 𝑔𝑗𝑢ℎ𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑒̈𝑠 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑟𝑖𝑗𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝐺𝑗𝑜𝑣𝑎𝑙𝑖𝑛 𝐺𝑗𝑎𝑑𝑟𝑖𝑡.
𝐉𝐨𝐯𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐨
𝐺𝑗𝑜𝑣𝑎𝑙𝑖𝑛 𝐺𝑗𝑎𝑑𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑜ℎ𝑠ℎ𝑚𝑗𝑎 “𝐷𝑖𝑎𝑙𝑒𝑟𝑖𝑎” 𝑒 𝑉𝑗𝑒𝑛𝑒̈𝑠.
𝐍𝐝𝐮𝐞 𝐔𝐤𝐚𝐣
“𝐿𝑒𝑡𝑟𝑎 𝑔𝑟𝑢𝑒𝑠 𝑠𝑒𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑑𝑒𝑘𝑢𝑛” 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑜𝑛𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑙𝑒𝑡𝑟𝑎𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑢𝑛𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑑ℎ𝑖𝑚𝑏𝑗𝑒𝑛.
Të kujtojmë se revista “Shejzat” është revista e vetme shqiptare e indeksuar në platformën ndërkombëtare shkencore “Scopus”.