Rexha: Nevojitet formimi i një task-force kombëtare për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexha: Nevojitet formimi i një task-force kombëtare për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve

    Insajderi
    02 May 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka reaguar pas rënies së Kosovës për 24 pozita në indeksin e lirisë së medias, duke ngritur alarmin për gjuhën frikësuese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve.

    Sipas tij, kjo gjuhë ka arritur kulmin që nga muaji nëntor, është intensifikuar gjatë fushatës zgjedhore dhe ka vazhduar edhe pas përfundimit të saj, shkruan Insajderi.

    Rexha theksoi se është momenti që shoqëria të reflektojë dhe që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e lirisë së medias.

    “AGK është e interesuar që të veprojmë së bashku dhe, nëse është e nevojshme, të formojmë një task-forcë kombëtare për adresimin e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së shtypit në Kosovë”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark