Rexhaj i VV-së: Jemi në bisedime me Nismën për t’i bërë numrat, kushtet e tyre i kuptojmë sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhaj i VV-së: Jemi në bisedime me Nismën për t’i bërë numrat, kushtet e tyre i kuptojmë sot

    Insajderi
    21 April 2025 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, është deklaruar sot për media para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të mbetet kandidate për kryetare të Kuvendit.

    Ai bëri të ditur se janë në konsultime me Nismën e Fatmir Limajt, me qëllim që të sigurohen votat e nevojshme për ta zgjedhur kryekuvendaren dhe më pas për formimin e Qeverisë.

    “Ne jemi në konsultime dhe në dialog me NISMA-n dhe së shpejti besoj do të kemi një marrëveshje. Nuk do të ndryshojmë kandidaten, Albulena Haxhiu. Është vendim i VV-së për të vendosur zonjën Haxhiu si njëra nga gratë më të votuara në Lëvizjen Vetëvendosje,” u shpreh Rexhaj përcjell Insajderi.

    I pyetur nga gazetarët nëse është në dijeni për kushtet që Limaj mund të ketë vendosur në këmbim të votës pro, Rexhaj tha se ende nuk i di detajet.

    Nuk e di kushtet që ka vendosur NISMA. Tash do ta marrë vesh dhe do ta merrni edhe ju pas mbledhjes,” tha deputeti i LVV-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark