Rexhep Selimi e quan vrasës të shumëfishtë Gani Gecin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi e quan vrasës të shumëfishtë Gani Gecin

    Insajderi
    02 March 2016 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë vazhduar edhe sot akuzat ndërmjet Rexhep Selimit, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci.

    Selimi i është kundërpërgjigjur deklarimeve të Lladrovcit i cili e akuzon atë se ka kërkuar nga komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, të vriten 10 ushtarë të UCK-së.

    Ai ka përmendur edhe Gani Gecin, i cili mbrëmë ka thënë se marrëdhënia e Rexhep Selimit me Adem Jasharin është prishur kur kishin ardhur mjete financiare nga jashtë Kosova.

    Gecin ai e ka quajtur si vrasës të shumëfishtë.

    ‘’Kur një Dr.sc analfabet si Ramiz Lladrovci që ende ka problem me shkrim-lexim dhe që se ka asnjë ditë lufte dhe në anën tjetër një vrasës i shumëfishtë si Gani Geci flet nga arresti shtëpiak për historinë e UÇK-së, unë nuk kam asgjë tjetër të bëj përveç të argëtohem kur ata ulërijnë. Por duhet ta dijë ai që i ka nxjerr në gjah se nuk po dinë t’ia kryejnë detyrën mirë. Ky është duet i dobët. Nxjerri të tjerët’’, shkruan Rexhep Selimi në Facebook.

    Të martën, Ramiz Lladrovci kishte akuzuar rëndë Selimin, duke thënë se ka Selimi ka kërkuar nga Adem Jashari të vriten 10 ushtarë të UÇK-së.

    “A nuk i kërkuat Adem Jasharit se ai Grup, i përbërë prej 10 vetash, duhej luftuar e vrarë kudo që të ndeshej?  Dua të të freskoj kujtesën se nga ai grup, i majit të vitit 1997, që ti nuk e doje në Kosovë, por edhe për informimin real të qytetarëve, pesë prej tyre, Ilaz Kodra, Luan Haradinaj, Abedin Rexha, Xheva Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, janë hiroj të Kosovës,” ka shkruar ndër të tjerash Lladrovci në llogarëin e tij në Facebook./Insajderi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark