Rexhep Selimi i ka dërguar një dhuratë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pikturën me përkrenaren e Skëndërbeut, “10-shi” i ka çuar dhuratën Ramës nëpërmjet Glauk Konjufcës.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë” shkruan Edi Rama në njoftim.