Rexhep Selimi kërkon arrestimin e Gjuriqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi kërkon arrestimin e Gjuriqit

    Insajderi
    11 October 2016 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të imponojnë reciprocitetin ndaj Serbisë si kundërpërgjigje për arrestimin e togerit Nehat Thaqit, i cili po mbahet në paraburgim që 13 ditë në vendin fqinj.

    Në këtë drejtim, sipas Selimit, autoritetet kosovare duhet të arrestojnë Drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    “Ky do të ishte hapi i parë e më i mirë i normalizimit me Serbinë,” ka thënë Selimi.

    Por, Selimi e sheh të pafuqishëm shtetin e Kosovës përballë Serbisë edhe në këtë rast, duke thënë se nuk mund të pritet nga qeveria aktuale të lirojë Thaqin kur nuk mundet të arrestojë një person të huaj që vjen dhe e shkel kushtetutën e vendit, duke iu referuar Gjuriqit.

    “Një shtet që nuk është në gjendje ta bllokojë as një kamion me mallra të Serbisë, normalisht që nuk mund ta lirojë Nehat Thaçin!”

    Selimi po ashtu ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë heshtur lidhur me rastin e Thaqit derisa është përmendur mundësia e ndërprerjes së dialogut me Serbinë.

    “Që 13 ditë heshtën, por si u përmend ndalja e bisedimeve keta reaguan,” ka thënë ai./Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark