Deputeti i Vetëvendosjes ka publikuar në Facebook një fotografi të ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Fotografia e publikuar nga deputeti Selimi ka portretin e Sylejman Selimit dhe mesazhin “Me ty KOMANDANT”.
Sylejman Selimi është pjesë e “Grupit të Drenicës”, të cilët janë dënuar për krime lufte dhe se sot është mbajtur seanca për dëgjimin e ankesave në Gjykatën e Apelit.