Rey Manaj do ta blejë klubin shqiptar - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rey Manaj do ta blejë klubin shqiptar

    Insajderi
    23 September 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”, moderatori Ed Manushi zbuloi se një lojtar i Kombëtares është në bisedime për të blerë klubin e Lushnjës.

    Lojtari i Kombëtares që do të blejë klubin sportiv të Lushnjës është Rey Manaj.

    “Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive ka arritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i madh i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rey Manaj po blen ekipin e Lushnjës, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, tha Ed Manushi.

    Edhe të ftuarit aluduan se Manaj mund të ishte lojtari që do bënte blerjen duke marrë parasysh se bomberi shqiptar është me origjinë nga Lushnja.

    Vitet e fundit numri i lojtarëve apo ish-lojtartëve që blejnë klube futbolli është në rritje.

    Ndër më të spikaturit janë, David Beckham i cili klubin amerikan të Inter Miamit për të cilin luan Messi dhe Ronaldo “Fenomeni” që bleu disa vite më parë klubin spanjoll të Real Valladolid.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark