Rey Manaj po vazhdon me formën e tij mbresëlënëse, teksa sot ia siguroi fitoren e radhës Sivassporit.
Sivasspori triumfoi me rezultatin minimal 1:0 ndaj Rizesporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Turqisë.
Golin e tri pikëve për vendasit e shënoi Rey Manaj (30′), i cili realizoi gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
Për sulmuesin shqiptar ishte ky goli i tij i 12-të këtë sezon në elitën e futbollit turk.
Sivasspor’lu Rey Manaj’ın attığı gole bakın!😱
— Daima Fener (@daimafenerx) February 11, 2024
pic.twitter.com/2TkXttQMEf