Rezarti befason me deklaratën: Në Kosovë nuk mbështesin artistët shqiptarë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rezarti befason me deklaratën: Në Kosovë nuk mbështesin artistët shqiptarë

    Insajderi
    16 June 2025 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të çuditshme në lidhje me trajtimin e artistëve nga Shqipëria në Kosovë.

    Sipas tij, mungon përkrahja dhe vlerësimi për artistët shqiptarë, si në formate televizive ashtu edhe në raste të tjera.

    “Te Big Brother-i i Kosovës, disa personazhe thoshin haptazi ‘nuk e duam Shqipërinë’ dhe ‘s’kemi lidhje me ju’. Dhe askush nga Kosova nuk reagoi ndaj kësaj. Më erdhi keq”, u shpreh Veleshnja gjatë intervistës.

    Ai shtoi se ky qëndrim nuk është i izoluar vetëm në formatin televiziv, por reflektohet edhe në skenën muzikore.

    “A i keni parë ndonjëherë Alban Skënderajn apo Elvana Gjatën të fitojnë çmime në Kosovë? Asnjëherë. Ndërkohë që artistët kosovarë në Shqipëri vlerësohen gjithmonë dhe fitojnë çmime kryesore”, tha mes tjerash.

    I njëjti u përjashtua nga formati për shkak të disa veprimeve të tepërta e thyerjes së rregullave të formatit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark