Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka përzgjedhur Veri-Perëndimore të Francës për qëndrim të skuadrës përfaqësuese shqiptare gjatë Kampionatit Evropian.
Në fotografi shihni shtëpinë që do t’i bëjë konak kuqezinjve përgjatë evropianit, ndërsa pamja drejt Oqeanit Atlantik duket magjepse.
Fshati buzë liqenit quhet Perros Guirec ndërsa qyteti më i afërt për kuqezinjtë do të jetë Guingampi.
Shqipëria do të marrë për herë të parë pjesë në Kampionat Evropian gjatë këtij viti. Kombëtarja shqiptare nuk ishte kualifikuar asnjëherë më parë në asnjë kompeticion të rëndësishëm në kuadër të garave ndërkombëtare. /Insajderi.com