Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Vushtrrisë, njëherësh kryetar aktual, Xhafer Tahiri, vizitoi Reznikun, nga ku u shpreh i lumtur për projektet e realizuara në këtë zonë si dhe premtoi që do të investojnë edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës.
Me këtë rast, Tahiri ka thënë se të gjitha lagjet e Reznikut të vendosur për të vazhduar +4.
“Katër vite më parë, Rezniku kishte mungesë uji, mbeturina, kanalizim dhe ishte terr në të gjitha lagjet e tij”, ka potencuar Tahiri.
Më tej, ai theksoi se, është shumë krenar që uji, mbeturinat, ndriçimi e kanalizimet kanë përfunduar, bashkë me 15 rrugë që janë ndërtuar gjatë mandatit të tij në Reznik.
“Do të ndërtojmë çerdhe të re për fëmijët në këtë bashkësi lokale, që fëmijët të mos mbeten pa shkollim adekuat”, ka premtuar Tahiri.