Rezoluta e tërhequr e Dedës dhe Osmanit në Kuvend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezoluta e tërhequr e Dedës dhe Osmanit në Kuvend

    Insajderi
    10 January 2017 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka njoftuar se është tërhequr propozim-rezoluta e propozuar nga ai dhe deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, rreth lirimit të Ramush Haradinajt dhe dialogut me Serbinë.

    Deda ka thënë se propozim-rezoluta e tij dhe Osmanit kishte për qëllim të bënte të mundur arritjen e një marrëveshje mes partive politike shqiptare në Kuvend, raporton Insajderi.

    Rezoluta e propozuar nga deputetët, Ilir Deda dhe Vjosa Osmani:

    1. Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë të gjitha masat për lirimin e menjëhershëm të ish-Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe t’a informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës rregullisht brenda muajit janar 2017;

    2. Ripërsëritë kërkesën ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës që çështja e fletëarresteve të Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të adresohet urgjentisht në Bruksel, duke këmbëngulur që këto fletëarreste të anulohen menjëherë nga ana e Serbisë;

    3. Refuzon juridiksionin univerzal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë, dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’a informojë Bashkimin Evropian dhe të gjitha instancat e tjera ndërkombëtare për këtë qëndrim;

    4. Obligon Qeverinë e Kosovës t’a respektojë parimin e reciprocitetit në raport me Serbinë, përfshirë obligimet që dalin nga pika 2 e planit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit të prillit 2013, ku kërkohet miratimi i Ligjit të Amnistisë edhe nga ana e Serbisë;

    5. Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që të fillojë ndërtimin e konsensusit nacional për qasje të re në dialogun me Republikën e Serbisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark