Sot në Kuvend nuk ka kaluar rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Kjo rezolutë i ka marrë 26 vota për, 60 kundër dhe asnjë abstenim.
Votimi i kësaj rezolute ishte shtyrë për sot, për shkak se në seancën e mbajtur me 25 maj nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve për ta hedhur këtë pikë në votim.