Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 1 mijë e 488 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.
KZAZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga votat e numëruara deri më tani rezulton se ka siguruar 204 mijë e 584 vota.
Parti e dytë radhitet PD-ja që nga votat e numëruara deri tani del se ka siguruar 158 mijë e 294 vota.
LSI ndërkaq ka siguruar 29 mijë e 190 vota.
Në Tiranë ndërkaq është duke udhëhequr PS-ja që ka marrë saktësisht 40 mijë e 270 vota.
PD ndërkaq ka siguruar 28 mijë e 847 vota.
LSI ka marrë 4 mijë e 805 vota.
Partia që udhëhiqet nga Boiken Abazi ka siguruar 555 vota.