
Bazuar në Exit Pollin e realizuar nga Klan Kosova, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar pa balotazh në komunën e Junikut. Me kandidat Agron Kuçin, i cili sipas këtij sondazhi ka fituar mbi 60% të vota.
Ndërkohë bazuar në të dhënat e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve AAK e Ramush Haradinajt është duke prirë edhe në 5 komuna tjera.
Përveç Junikut AAK është pretendente për të fituar edhe në komunën e Gjakovës, Suharekës, Deçanit, Rahovecit e Klinës.
Rezultatet nga KQZ:
Gjakovë – Aridan Gjini, 54.85% AAK,
Suharekë – Bali Muharremaj 48.91%
Rahovec – Smajl Latifi 45.34%
Deçani – Bashkim Ramosaj 70.82%
Klinë – Zenun Elezaj 43.51%
Juniku – Agron Kuçi, 48.68%
/Insajderi.org