Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave

    Insajderi
    12 May 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    1 mijë e 624 qendra votimi janë numëruar deri në ora 09:00 të mëngjesit në nivel vendi në Shqipëri.

    Me votat e numëruara deri më tash, Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson bindshëm me 52.84%.

    Më pas renditet Partia Demokratike e Sali Berishës me 34.25%.

    E treta Partia Socialdemokratie me 3.74 %.

    E katërta Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.45%.

    E pesta Partia Mundësia me 2.62%.

    Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 214,969 vota – 52.8%

    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 139,532 vota – 34.3%

    Partia Socialdemokrate (PSD) – 15,047 vota – 3.7%

    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 14,076 vota – 3.5%

    Partia Mundësia – 10,671 vota – 2.6%

    Lëvizja Bashkë – 5,081 vota – 1.2%

    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 4,518 vota – 1.1%

    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,427 vota – 0.4%

    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 767 vota – 0.2%

    Lëvizja Atdheu (LA) – 511 vota – 0.1%

    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 294 vota – 0.1%


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark