Emmanuel Macron e ka mposhtur Marine Le Penin në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, që u mbajt sot, sipas një sondazhi të transmetuar nga televizioni kombëtar francez.
Exit-poll të realizuara nga kompanitë Ipsos, Ifop dhe BVA, të realizuara për televizionin kombëtar francez, kanë parashikuar fitore bindëse të centristit të pavarur Emmanuel Macron, raporton The Guardian.
Macron ka marrë 64 për qind të votave ndërsa Le Pen vetëm 36 për qind, sipas anketave të realizuara me votues menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve. /Insajderi.com