Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit shpallen më 15 mars - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit shpallen më 15 mars

    Insajderi
    14 March 2025 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se më 15 mars 2025 do të mbahet mbledhja e radhës, ku do të shpallen rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

    Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha për Insajderin.

    “Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025.”

    Ai shtoi gjithashtu se për orën e saktë të mbledhjes, do të informohen mediat dhe qytetarët me kohë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark