Rezultati i fundit për Prishtinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rezultati i fundit për Prishtinën

    Insajderi
    18 October 2021 - 01:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rezultati nga rreth 95 për qind të vendvotimeve tregon se Prishtina po shkon drejt balotazhit.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, vazhdon të prijë nga fillimi i numërimeve. Deri tash, kur është bërë përditësimi i fundit, ai ka marrë 42.38 për qind të votave. Pas tij, pason Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.33 për qind të votave.

    Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës është i treti, me 21.66 për qind të votave. Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4.48 për qind të votave të numëruara deri tash.

    Kandidati i Aleancës “Kosova e Re”, Gëzim Mehmeti ka marrë 1.477 për qind të votave; 0.17 për qind i ka marrë Avni Çakmaku nga partia “Fjala” e kandidati i Partisë Balliste, Florim Isufi renditet i fundit me 0.11 për qind të votave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark