×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ridizajnohet vetura Ford Mustang nga Galpin Rocket

    Insajderi
    13 January 2017 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    I prezantuar për herë të parë në LA vitin e kaluar, prodhimi i parë i modelit nga Galpin Rocket kishte sjellë një dizajn mjaft tërheqës të veturës super të fuqishme Ford Mustang.

    Si një makinë muskoloze Galpin Rocket ka modifikuar atë duke i shtuar 725 kuaj fuqi si dhe përmirësime në turbinën “Super Charged”, të gjitha këto modifikime janë bërë në modelin Ford Mustang GT, 5.0, raporton motorauthority.com.

    Disa nga detajet e projektimit janë të huazuara nga modelet e viteve v 1960 dhe 1970 të Ford Mustang, me vëmendje të veçantë kushtuar dizajnit të Shelby GT500 1968. Materialet, në anën tjetër, janë plotësisht moderne, duke përfshirë pjesët kryesore të cilat janë me fibër karboni.

    Çmimi i veturës sillet rreth 120,000 mijë dollarë amerikanë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark