×
  • Lajme
  • Lajme

    Riatdhesimi i fëmijëve e grave nga Siria, ministri shqiptar vizitë në Liban

    Insajderi
    25 February 2021 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria shqiptare  ka nisur një përpjekje të re për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të mbetur në Siri.

    Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme i thanë gazetarit të Top Channel, se ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi është duke zhvilluar një vizitë në Liban.

    Qëllimi kësaj vizite lidhet me krijimin e kushteve për të marrë nga kampet Al Hol dhe Roj të të gjithë grave dhe fëmijëve shqiptarë.

    Vajtja e ministrit Çuçi mësohet se është kërkuar nga kryeministri Edi Rama. I kontaktuar nga Top Channel për këtë vizitë në Liban ministri Çuçi i tha gazetarit Muhamed Veliu se:

    “Për asnjë moment ne nuk do të ndalim përpjekjet tona deri në kthimin në Shqipëri të të gjithë grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Nuk është e lehtë por jemi besimplotë se do t’ia dalim.”

    Gjeneral Abas Ibrahim, i cili ka një ndikim të jashtëzakonshëm në Lindjen e Mesme është shprehur në takimin me Ministrin Çuçi se do të bëjë çdo gjë të mundur duke përdorur influencën e tij tek kurdët dhe me çdo çmim për të riatdhesuar të gjithë gratë e fëmijët shqiptarë nga kampet e Sirisë.

    Sandër Lleshaj paraardhësi Bledi Çuçi udhëtoi disa herë drejt Libanin nga ku me autoritetet vendase nisi bashkëpunimin duke mundësuar kthimin e një gruaje dhe katër fëmijëve të parë nga Siria në Tetor të vitit të shkuar.

    Pas largimit nga Libani të ish ministrit Llleshaj, atje për më shumë se 5 javë qëndroi duke punuar në terren drejtori Drejtorisë së Anti Terrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano bashkë me kolegun e tij Indrit Doda.

    Ata hynë në Siri dhe negociuan me autoritetet vendore kurde të cilët u dakordësuan të lejonin riatdhesimin e vetëm grave në nevojë për ndihmë të specializuar dhe fëmijëve jetim.

    Në riatdhesimin e Floresha Rashës dhe fëmijëve të saj bashkë me Endri Dumanin, Mark Ghorayeb, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban pati një rol jashtëzakonisht vendimtar që ky operacion të përfundonte me sukses.

    Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Liban për të marrë Floresha Rashën me tre fëmijët e saj dhe 13-vjeçarin Endri Dumani.

    Besohet në kampet e Sirisë ndodhen mbi 50 gra dhe fëmijë në pritje të kthimit në atdhe.

    Mes tyre edhe Eva Dumani motra e Endri Dumanit e cila e humbi mundësinë e kthimit bashkë me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark