Richard Grenell krah Presidentit Trump në Kaliforni, njeriu i besuar i momenteve të vështira – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Richard Grenell krah Presidentit Trump në Kaliforni, njeriu i besuar i momenteve të vështira

    Insajderi
    25 January 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vizitën e parë si President i Shteteve të Bashkuara në atë që konsiderohet si “zonë krize”, në shtetin e Kalifornisë, pas zjarreve masive që shkaktuan shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale, Donald Trump është shoqëruar nga bashkëshortja Melania dhe një nga njerëzit e tij më besnikë, Richard Grenell.

    Në takimin me drejtuesit dhe strukturat vendore të shtetit të Kalifornisë, të transmetuar live në media, Grenell ka qëndruar nga “krahu i zemrës” së Presidentit, ndërsa bashkëshortja nga krahu i djathtë.

    Grenell ka qëndruar krah Presidentit përgjatë inspektimeve në terren në zonat e goditura nga zjarret masive, si edhe ka biseduar me drejtuesit lokalë, nëse ata kanë nevoja të veçanta.

    Në situatat dhe misionet më të vështira, Grenell, i njohur për publikun shqiptar edhe si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat Kosovë-Serbi, është shfaqur përherë krah Trump.

    Grenell ka shërbyer më parë si këshilltar i vjetër për politikën e jashtme dhe Trump tashmë në mandatin e dytë e zgjodhi për të shërbyer si i dërguar për misione speciale, duke e ngarkuar atë të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.

    Grenell gjatë mandatit të parë të Trumpit fitoi më tej reputacion dhe stili i tij u vlerësua nga presidenti i zgjedhur, i cili sheh vlerë në bisedat e hapura me aleatët.

    Grenell mbeti ngushtësisht i lidhur me Trump pasi ai u largua nga detyra në vitin 2021, duke shërbyer si këshilltar kryesor për politikën e jashtme.

    Richard Grenell ka deklaruar se tani me administratën Trump në pushtet, rajoni i Ballkanit Perëndimor do të bëhet prioritet në politikën e tij. Ai premtoi se të gjithë që jetojnë në Ballkan do të jenë dëshmitarë të përparimit të të gjithë rajonit. /ekofin.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark