Ridvan Berisha premton 50% të pagës për forcimin e ushtrisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ridvan Berisha premton 50% të pagës për forcimin e ushtrisë së Kosovës

    Insajderi
    13 January 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i njohur, Ridvan Berisha, ka shprehur gatishmëri që 50 për qind të pagës, për 10 vjetët e ardhshme të transferojë në një fond shtetëror për forcimin e ushtrisë së Kosovës.

    Sipas Berishës, siguria kombetare e shtetit tonë në të gjitha pikëpamjet, padyshim që është interes strategjik.

    Më poshtë keni postimin e plotë:

    Me shkas nga takimi NATO-RUSI!

    Siguria kombetare e shtetit tone ne te gjitha pikepamjet, padyshim qe eshte interes strategjik. Publikisht po e them se, jam i gatshem qe 50 per qind te pages, per 10 vjetet e ardhshem, me perkushtimin me te palekundur, ta trasferoje, ta zeme ne nje fond shteteror per forcimin e ushtrise, inteligjences e mekanizmave te mbrojtjes se shtetit. Faleminderit shume nga aleatet tane por ne vet duhet ta mbajme shtetin, te deshmojme atdhedashuri ne çdo kohe e rrjedhimisht te meritojme respektin e çdokujt!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark