Ridvan Hoti emërohet zëvendësdrejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ridvan Hoti emërohet zëvendësdrejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

    Insajderi
    26 March 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot emërimin e Ridvan Hotit si zëvendësdrejtor të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Ai do të ushtrojë funksionin e zëvendësdrejtorit ekzekutiv për trajtimin e të burgosurve.

    Ky propozim është bërë nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe është miratuar në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

    Me këtë emërim, pritet që Hoti të kontribuojë në përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të të burgosurve, si dhe në forcimin e sistemit korrektues në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark