Ka shkuar në 109 numri i të vrarëve që nga rifillimi i luftimeve, sipas ministrisë së të Hamasit.
Lajmi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se sistemi shëndetësor i Gazës ishte në kolaps edhe para përfundimit të armëpushimit, me spitalet që ngjasojnë me një “film horror”.
Zyrtarët e OBSH brenda Gazës kanë thënë se situata e kujdesit shëndetësor ishte tashmë “katastrofike”.
“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për rifillimin e dhunës”. Tashmë “sistemi shëndetësor në Gaza është shkatërruar nga armiqësitë e vazhdueshme. Nuk mund të përballojë të humbasë më shumë spitale”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i saj atje.