Më 29 mars 2017, në objektin e fabrikës së mobiljeve Genkor në Llapnasellë dhe në praninë e shumë të ftuarëve dhe përfaqësuesëve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, kompania Toning bëri përurimin e investimeve të reja në fabrikë. Investimet që nënkuptojnë ngritje të cilësisë dhe të kapacitetit të prodhimit të produkteve përmes teknologjisë dhe makinerive moderne, do të rezultojnë në produkte dhe mobile cilësore të destinuara për tregun vendor dhe Evropian.
Në manifestim të pranishmëve iu drejtuan përfaqësues të familjes Hoxha, pronarë të kompanisë Toning që tani menaxhon me fabrikën Genkor, miq të familjes dhe përfaqësues të institucioneve vendore qeveritare dhe jo-qeveritare.
Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë tregoi për punën dhe koordinimin e aktiviteteve të Qeverisë dhe institucioneve qeveritare dhe partnerëve tjerë, në përkrahje të zhvillimit të ndërmarrjeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë.
‘Ne kemi koordinuar politikat me qëllim që kompanitë të mos kenë barriera gjatë tregtimit të produkteve brenda dhe jasht vendit. Kemi projekte edhe për certifikim të produkteve por fatmirësisht, në rastin e kompanisë Genkor nuk kemi nevojë për dicka të tillë sepse produktet që ata prodhojnë janë të cilësisë së lartë dhe tani më të pranishme edhe në tregun Evropian’, theksoi Ministrja Bajrami në fjalimin e saj përshëndetës.
Teknologjia dhe makineritë e reja të fabrikës janë prodhime të fundit, duke garantuar kështu prodhimin e mobiljeve të cilësisë së lartë. Përvec tjerash, Genkor ka investuar edhe në rritje të kapaciteteve të personelit në përdorimin e makinerisë, me qëllim që i gjithë procesi i prodhimit të mobiljeve të jetë i rrjedhshëm dhe shumë kualitativ.
‘Unë e vizitova fabrikën dhe këtu gjithcka ishte e përkryer.’, ishin fjalët përshëndetëse të z. Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës i cili edhe shfrytëzoj rastin të urojë familjen Hoxha për investimet e reja.
Investimi është inaugurar në 24 vjetorin e themelimit të kompanisë Toning të familjes Hoxha dhe në përvjetorin e marrëveshje kjo që do të jetë në shërbim të zhvillimit të sektorit privat dhe të krijimit të vendeve të reja të punës.
Edhe pse punën e kishte filluar në vitin 1998 dhe ishte pjesë e një procesi të madh të investimeve, fabrika nuk kishte ndërprerë punën për klientë dhe kishte vazhduar prodhimin edhe gjatë fazës së investimeve. Përgjatë viteve, Genkor kishte prodhuar mobilje për një numër klientësh individual dhe për institucione të njohura publike dhe private në Kosovë.